Duke nisur fushatën e llogaridhënies për punën 6-mujore të qeverisë, kryeministri Edi Rama e prezantoi si një risi në komunikimin me njerëzit.  

“Do të prekim të gjithë njësitë administrative dhe do të flasim drejtëpërdrejtë me qytetarët e të gjitha moshave e kategorive shoqërore lidhur me çka kemi bërë e çka duam të bëjmë dhe të dëgjojmë çfarë ata mendojn”, tha Rama.

Më tej, ai potencoi efektet e vettingut në pastrimin e drejtësisë shqiptare.

“Vettingu ka nisur tanimë, rezultatet ju po i shihni çdo ditë përmes kanaleve të informimit dhe ato do shkojnë duke u thelluar. Gjykatësit e prokurorët e korruptuar do të largohen nga sistemi. Cilido e cilado që nuk është në gjendje të provojë legjitimitetin e pasurisë, nuk është në gjendje të provojë integritetin e vendimmarrjeve në të shkuarën, nuk është në gjendje të provojë aftësitë për të qëndruar në sistemin e ri të drejtësisë, nuk do jetë më pjesë e sistemit. Dhe kjo është një arsye e fortë për të qenë optimist për të nesërmen”, theksoi Rama.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re