Rezultatet e zgjedhjeve kanë sjellë një ndryshim që veçse pritej: ardhjen e dy zonjave me shami në Parlamentin e Kosovës. Ndonëse nga dy parti kundërshtuese, Labinotë Demi-Murtezi nga LVV dhe Besa Ismaili nga PDK, kanë arritur të marrin votat e bollshme për të qenë përfaqësuese në Parlament.

Demi-Murtezi ka qenë deputete edhe në legjislaturën e shkuar, ndërsa Ismaili ka qenë prurje e fundit e PDK-së së Kadri Veselit.

Deputetja e VV-së ka marrë 13 mijë e 595 vota, duke qenë e 15-ta më e votuar në parti, ndërsa Besa Ismaili 7 mijë e 887 vota, mjaftueshëm për të mos ju rrezikuar hyrja në Parlament. /tesheshi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re