Ish-ministër i Kulturës, Ardjan Turku i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” ka folur për risinë që do të sjellë Partia Demokratike përmes primareve të cilat do të zgjedhin kandidatin për kryetarin e bashkisë apo deputetin demokrat.

Sipas Ardjan Turkut primaret do të përcaktojnë kandidatin më të mirë dhe me integritet të lartë që do të krijojë më shumë besueshmëri tek qytetarët që do të voitojnë.

“Ata që do të dalin në skalionin e parë duhet të ketë pikësynim që të etiketojnë njerëzit që të kenë staturë morale qytetare, mbi këtë staturë të gëzojnë respekt në komunitet, staturë të mirë profesionale dhe komunikimin me publikun. Nga gjitha këto pjesë duhet të kërkohet ajka dhe të piketohet lista për kryetarë bashkie duhet të zhvillohen primare me 5 kandidatura dhe më pas anëtarësia zgjedh fituesin. Unë besoj shumë tek primaret. Ne kemi pasur shfaqe të tilla ku të zgjedhurit në krye të degëve të partisë janë munduar të përfshijnë në pozicione njerëz që do ti përdorin që në primare do të votojnë për këtë dhe kjo është një pikë delikate që duhet të merret parasysh sepse këto e devijojnë trendin e primarevejo drejt personit të duhur dhe kjo përçan edhe partinë, ky është një rregull shumë i rëndësishëm që brenda partisë të zgjidhet i duhuri”, tha Ardjan Turku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re