Në çdo shtëpi me siguri mund të gjesh një ilaç, duke nisur nga barnat e thjeshtë për dhimbjet, deri tek ilaçet për sëmundjet, alergjitë, tensionin, e shumë të tjera.

Shpesh ndodh që familjet që kanë fëmijë të vegjël në banesë, të mendojnë se vendosja e ilaçeve në banak apo në një sirtar, është e mjaftueshme për sigurinë e të vegjëlve të tyre.

Por siç tregon një studiues nga Safe Kids Worldwide, ndonjëherë kjo nuk është e mjaftueshme. Morag Mekei, tregoi rastin e të motrës dhe dy fëmijëve të saj të vegjël. Mbesa e studiuesit kishte patur shqetësime me daljen e kicave (dhëmbëve) dhe e ëma, i kishte dhënë një shurup për qetësimin e dhimbjeve. Shishen e shurupit më tutje nëna e kishte lënë në raftet e bibliotekës, në një lartësi që nuk arrihej nga fëmijët. Por i biri i saj, 2 vjeçar, kishte mundur të arrinte shishen duke përdorur një stol.

“Kam folur me shumë miq për riskun e fëmijëve për t’u helmuar prej ilaçeve, e duket se shumë prej tyre mendojnë se nuk do t’i ndodhë. Fatkeqësisht, mund të ndodhë, ashtu siç u ndodh në çdo vit mbi 440 mijë fëmijëve dhe njëlloj siç i ndodhi motrës sime”-shpjegoi studiuesi Morag Mackay.

“Kur nipi im Kalvin ishte 2 vjeç, pa nënën që po i jepte një shurup vajzës për dhimbjen e dhëmbëve. Kur mbaroi, ime motër e vendosi shishen në një prej sirtarëve të bibliotekës, lart mjaftueshëm që Kalvini të mos e arrinte, por sërish nipi mundte ta shihte shishen. Kur ime motër u kthye aty pas pak minutash, kuptoi se i biri kishte përdorur një stol, ishte ngjitur, kishte marrë shishen e thuajse e kishte pirë të gjithën. Fatmirësisht Kalvini ishte mirë edhe pse pati disa orë shtesë gjumë atë ditë, ndërsa ime motër mori një mësim të mirë për të ruajtur fëmijët: Nuk mjafton që ilaçet t’i vendosësh lart që të jesh e sigurt, qoftë edhe për më të vegjlit.”-tregoi më tutje studiuesi.

Por duket se shumë prindër mendojnë kështu. Se ideja e mbajtjes së ilaçeve në lartësi është e mjaftueshme për t’i mbajtur të sigurt fëmijët e tyre. Një studim i kryer nga Safe Kids Worldwide tregon se 9 në 10 prindër mendojnë se ruajtja e ilaçeve në vende specifike është e nevojshme, por 7 në 10 prindër pranojnë se ilaçet i vendosin në një vend të dukshëm për të miturit.

“Ne mësuam se nuk është e pazakontë që prindërit të pinë apo përdorin doza ilaçesh në prani të fëmijëve. Fatkeqësisht, siç motra ime e provoi, mund të mjaftojë një minutë që fëmija të marrë ilaçet”-theksoi më tutje studiuesi.

“Studimet janë të qarta sesa me rëndësi është që prindërit të kuptojnë se ruajtja e ilaçeve do të thotë t’i mbash barnat larg mundësisë për t’u arritur e njëkohësisht, larg mundësisë së fëmijëve për t’i paro ato. Dy artikuj të publikuar në gazetën Pediatrics ndihmojnë më tutje për të vënë në dukje rëndësinë e kësaj. I pari merr në studim ekspozimin e opioidëve (ilaçe të fortë dhe që krijojnë varësi) në mes të fëmijëve e adoleshentëve. Ndërsa i dyti shtjellon ekspozimin e fëmijëve ndaj ilaçeve për kollën e gripin. Ky studim zbuloi se në afro 2183 raste, fëmijët mundën të marrin këto ilaçe.”-tregoi studiuesi.

Në fund të artikullit, studiuesi jep këto 5 këshilla të thjeshta për prindërit:

  • Mbani të gjitha ilaçet, vitaminat e suplementet larg mundësisë së fëmijëve për t’i arritur dhe për t’i parë, në çdo kohë.
  • Mbani barnat në paketimet e tyre, shumë janë paketime rezistente për t’u hapur nga fëmijët
  • Praktikojini këto rregulla sapo fëmija juaj i parë vjen në jetë
  • Mbani në shtëpi apo celular një numër telefoni për rastet e helmimeve

Më poshtë po sjellim disa prej imazheve shpjeguese, që vuri në dukje studimi i kryer nga Safe Children Worldwide

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re