Arben Ristani thotë se Lulzim Basha e ka kthyer partinë në biznes. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ristani tha se Basha ka mbledhur 12 milionë euro në zgjedhjet e 25 prillit.

“Politikën e ka biznes. E ka thënë edhe Rama: Basha edhe kur humb, fiton. Vetëm në zgjedhjet e fundit, Basha thuhets e ka mbledhur rreth 12 milionë euro, të thata.

Nga donatorët, biznesmenët. Dhe strukturave të PD-së në këto zgjedhje nuk u kanë cuar as karburant. E kam nga brenda, nga njerëzit e vet.

Ai edhe kur humb, fiton. Ndërkohë që demokratët humbin dhe humbin dhe nuk kanë shpresë se do të fitojnë. Prandaj sot kjo punë ka nisur për mbarë dhe unë kam shpresë”, tha Ristani.

Ndërsa dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi thotë se përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së nuk është diçka e papritur.

Malltezi tha se shenjat se kjo do të ndodhte janë parë shpesh kohët e fundit.

“Të vijë ambasadorja dhe të të përdhunojë brenda partisë dhe të mos thuash asnjë fjalë ishte një shenjë. Shenjat ishin dhe mesazhi i regjistruar i Bashës ishte një tipping point. Nuk gjej një që të jetë optimist nga të gjithë demokratët.

Nuk është gabim rastësor, është e mbrujtur. Nuk kam qenë në Shqipëri dhe nuk mund të isha aq vokal. Përsa i përket Berishës, nuk kam qenë pranë tij dhe nuk mund të them sa dinte dhe sa nuk dinte.

Me të gjithë anëtarët e PD që kam folur të gjithë të jepnin të kuptoje se ka diçka që nuk shkon”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re