Ne Muzeun Etnografik te Tiranes, qe bashkia do ta krijoje brenda godines se “Sarajeve te Toptaneve”, do te ekspozohet edhe kostumi popullor tradicional shqiptar, te cilin këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, e veshi në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit ‘Bang’.

 

Lajmin per dhurimin e kostumit nga vete kengetarja Rita Ora e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter.

 

“Shume faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer “Queens Arms” në qender komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një ‘Bang’”, shkruan Veliaj.

 

Godina e “Sarajeve të Toptaneve” ka shërbyer si legata e parë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që në kohën e “Zogut” dhe pas shpronësimit do të kthehet në një muze të qytetit. Në njërin kat do të jetë Muzeu Etnografik i Tiranës, kurse në katin tjetër do te përkujtohen marrëdhëniet speciale Shqipëri-Amerikë.

Sh falemnderit @besniksahatciu, @veraora & @OraElena per ndihmen ndaj komunitetit te mesuesve 🇽🇰🇦🇱 ne Londer duke e kthyer “Queens Arms” ne qender komunitare!

Heaps of 🙏🏻 @RitaOra for donating your albanian costume to @CityOfTirana so we can start our ethno museum with a #BANG pic.twitter.com/xnPchdWeTF

— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) November 14, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re