Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka uruar festën e Ditës së Pavarësisë kombit shqiptar.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rita ka uruar festën Shqipërisë, ku krahas disa fotove me presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi, shkruan: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri, nga familja jonë tek e juaja!

 

Më herët përmes story-ve në Instagram ajo tregoi se mbrëmjen e sotme ka zgjedhur të veshë këpucët e saj të kuqe duke e theksuar se është një zgjedhje në shenjë të kësaj dite.

 

Rita prej disa ditësh ndodhet në Kosovë, e cila është e shoqëruar nga familjarë të saj dhe bashkëshorti Taika Waititi. Pas festës së ditëlindjes në Prishtinë ajo ka qëndruar edhe gjatë ditës së sotme kur po festohet 28 Nëntori.

 

Më herët sot, edhe Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, i është bashkuar urimeve për 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ylli i Popit ka ndarë disa foto në ‘instastory’ me flamurin kuqezi. Dua shkruan “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”./Living/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re