Këngëtarja e njohur botërore me origjinë kosovare, Rita Ora(me mbiemrin original Sahati), ka bërë një gjest për të cilin sigurisht nuk ndihen mirë bashkëatdhëtarët e saj; ka hedhur pas krahëve flamurin serb.

Ka ndodhur kjo në një koncert të saj javën e kaluar në Hungari, kur dikush nga fansat ka patur një flamur serb dhe këngëtarja kosovare ja ka marrë nga duart duke e valëvitur e hedhur pas krahëve.

Ajo nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për gjest “tradhëtie”, ndërsa poseduesi i flamurit, një i ri hungarez, po.

“Kam lindur në Hungari, nëna ime është serbe. Flamurin serb e mbaj gjithmonë me vete.

Kam ardhur më herët për t’u ulur në rreshtin e parë për të xhiruar një video në Instagram – me flamurin e Serbisë në koncertin e Ritës”, tha ai, duke shtuar se u ndje i befasuar nga gjesti i këngëtares.

“Më befasoi, ma mori flamurin nga dora. Unë thjesht doja të bëja një video për TikTok. Askush tjetër nuk ishte me flamurin e Serbisë përveç meje”, tha më tej i riu.

Gjithsesi, ajo që mund të lexohet në gjestin e Orës është shkujdesja ku më shumë i ma mëshuar anës spektakolare të momentit se asaj atdhetare. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re