Pas grabitjes së argjendarisë në Lushnje, tre biznese janë vjedhur sot në orët e para të mëngjesit të në qytetin e Tepelenës. Raportohet se persona më maska kanë hyrë duke thyer xhamat në këto biznese dhe duke grabitur shuma të konsiderueshme.

Personat kanë grabitur super market ZENELI, dyqan bulmeti ALIKO si dhe pastiçeri DERVISHI.

Tek super market ZENELI, kanë marrë dhe sistemin e kamerave, pasi kanë bërë vjedhje te konsiderueshme.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re