Skip to content

“Rithemelimi” i përgjigjet PD-së: Askush nuk përfaqëson opozitën më shumë se kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”

Përmes një postimi në faqen e zyrtare në Facebook, drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike është shprehur se ‘’askush nuk përfaqëson opozitën më shumë se kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”

Kjo deklaratë erdhi si përgjigje ndaj reagimit të PD pasi Sali Berisha prezantoi në Durrës kandidatin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, pasi sipas tyre, Berisha dhe kandidatët e tij janë pjesë e LSI.

Reagimi i plotë:

Perballe braktisjes nga demokratet dhe disfates se sigurte qe e pret ne 6 Mars, shoqata Brava – Bardhi per llogari te Edi Rames, vazhdon sulmet ndaj demokrateve dhe partive te tjera opozitare.

Akush nuk perfaqeson opoziten me shume se kandidatet e “Shtepise se Lirise” te cilet ne kontrast te thelle me kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, jane zgjedhur per te here te pare nga vetem demokratet me parimin nje anetar nje vote!

Kjo eshte dhe arsyeja qe jo vetem demokratet por i gjithe populli opozitar ne vend te kandidateve te zarfit do te zgjedhe kandidatet e votes se lire. Ne vend te pazareve do te zgjedhe perballjen me Edi Ramen dhe ne vend te humbjes do zgjedhe fitoren.

Boll me Edi Ramen dhe humbesin serial Lulzim Brava! Vota per Lulzim Braven eshte vote per pazar – per humbjen e radhes! Vota per kandidatet e Shtepise se Lirise eshte vote per bashkimin e demokrateve dhe gjithe popullit opozitar!

Eshte vote per rikthimin e Shpreses dhe FITORES!

Floriana Garo- Drejtore e Komunikimit, Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD