Komisioni i Përkohshëm I Rithemelimit, bëri të ditur se ka vendosur thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar  të premten më 6 Maj ora 18.00 ne Seline e PDSH.

 

Sipas Komisionit, Qqëllimi I mbledhjes, përvec konstituimit të Keshillit Kombëtar është përcaktimi I një qëndrimi politik të PDSH lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

 

 

–       Bazuar në nenin 44 pika 5 të Statutit, mbledhja duhej mbajtur të paktën 5 ditë nga thirrja, por për shkak të natyrës urgjente të cështjes që trajtohet, gjithesesi Komisioni I Përkohshëm I Rithemelimit vendosi që mbledhja të mbahet nesër pasdite.

–       Këshilli Kombëtar I PDSH është I vetmi organ I cili mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PDSH lidhur me një cështje të rëndësishme politike, si ajo e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, pasi në bazë të statutit ai është organi më I lartë që drejton veprimtarinë politike të PDSH në periudhën midis dy Kuvendeve.

 

 

Po ashtu Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit bëri të ditur se të premten do të  zgjidhet edhe kryetari I këshillit kombëtar midis të paktën 2 kandidaturave alternative.