Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas paralajmërimit të kreut të grupit të opozitës, Gazment Bardhi, se do të padisë efektivët që dyshohet se dhunuan protestuesit gjatë tubimit të “Rithemelimit” më 20 shkurt.

Balla deklaroi nga Korça, se askush të mos guxojë të ngrejë dorë kundër Policisë së Shtetit pasi do të përballet me ligjin.

Ministri Balla u shpreh se protestuesit kanë pasur qasje dhune ndaj efektivëve dhe institucioneve gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë.

“Është në të drejtën e çdo qytetari të vendit që të kallëzojë dhe i takojnë institucioneve të drejtësisë që ti shqyrtojnë ato me vëmendjen më të madhe.

Por besoj biem të gjithë dakord që aktualisht në Shqipëri ka dy palë, një palë të rreshtuar kundër reformës në drejtësi dhe kundër drejtësisë dhe një palë tjetër që po bën gjithçka që reforma në drejtësi të shkojë përpara dhe mendoj se policia e shtetit në rasti që ju referoni ka bërë detyrën dhe vetëm detyrën.

Unë e kam thënë sa herë më është dhënë mundësia, askush të mos guxojë të ngrejë dorë kundër policisë së shtetit, ligji është shumë i qartë dhe kushdo që do tentojë të ngrejë dorën kundër policisë së shtetit do përballet me ligjin.

Në rastin në fjalë ka pasur një qasje dhune ndaj policisë së shtetit dhe ndaj institucioneve”, tha Ministri i Brendshëm.

Deklarata e plotë:

 

Duke u nisur nga ngjarja e fundit që ndodhi në Durrës por edhe nga disa vrasje që ka pasur edhe qarku i Korçës, për krimin në familje, si duhet të reagojnë institucionet?

Taulant Balla: Viti 2023 ka qenë një vit me ngjarje të rënda të krimit brenda familjes po ashtu edhe një numër i rritur i dhunës në familje.

Tashmë kemi një protokoll tërësisht tjetër nga policia e shtetit lidhur me konstatimin e parë të një shqetësimi apo një ankese sa i përket dhunës në familje kryesisht për dhunë me bazë gjinore.

Nxis çdo grua, vajzë, nënë që të denoncojë rastet e dhunës. Ne dje kemi filluar një qasje të re sa i përket pronave të sekuestruara nga krimi dhe korrupsioni do mundohemi që një pjesë të tyre ti vendosim në shërbim të organizatave joqeveritare për tu kthyer në shtëpi për gratë e dhunuara.

Kjo betejë nuk është një betejë që mund ta fitojë vetëm policia e shtetit, policia e shtetit është aty për të bërë ndërhyrjen e parë dhe për të vënë përpara ligjit dhunuesit por kjo është diçka që duhet bërë apel gjithë shoqërisë sonë.

Mediat kanë një meritë të veçantë por edhe një përgjegjësi të madhe për të sensibilizuar dhe për ta bërë shoqërinë sa më të bashkuar kundër këtij fenomeni të papranueshëm.

Diskutuam në shkollën Raqi Qirinxhi për paketën e sigurisë së shkollave, kjo paketë po jep dita ditës efektet e saj sa i përket garantimit për sigurisë në shkollë.

Kemi miratuar këtë javë në mbledhjen e qeverisë, ndryshimet e ligjit për prefektin për të ngritur shumë shpejt këshillat vendorë të sigurisë publike përmes të cilave do të garantojmë një koordinim më të mirë të të gjitha institucioneve të sigurisë, agjencive ligjzbatuese dhe institucioneve të tjera për më shumë siguri.

PD ka paralajmëruar kallëzim për dhunuesit e protestuesve pjesëmarrës në protestën e fundit

Taulant Balla: Është në të drejtën e çdo qytetari të vendit që të kallëzojë dhe i takojnë institucioneve të drejtësisë që ti shqyrtojnë ato me vëmendjen më të madhe.

Por besoj biem të gjithë dakord që aktualisht në Shqipëri ka dy palë, një palë të rreshtuar kundër reformës në drejtësi dhe kundër drejtësisë dhe një palë tjetër që po bën gjithçka që reforma në drejtësi të shkojë përpara dhe mendoj se policia e shtetit në rasti që ju referoni ka bërë detyrën dhe vetëm detyrën.

Unë e kam thënë sa herë më është dhënë mundësia, askush të mos guxojë të ngrejë dorë kundër policisë së shtetit, ligji është shumë i qartë dhe kushdo që do tentojë të ngrejë dorën kundër policisë së shtetit do përballet me ligjin.

Në rastin në fjalë ka pasur një qasje dhune ndaj policisë së shtetit dhe ndaj institucioneve.

Marrëveshja me emiratet e bashkuara për ekstradimet?

Taulant Balla: Ne po punojmë për një gjë të tillë sepse kjo lidhet në mënyrë të qenësishme me qasjen tonë për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Nuk mund të pranojmë që persona që kanë hesape me drejtësinë shqiptare ti fshihen asaj në vende me të cilat nuk kemi marrëveshje ekstradimi.

Besoj e keni parë siç e kemi arritur me Marokun besoj do ja arrijmë me çdo vend një marrëveshje të tillë.

Hetimet për dosjen e Martinajt?

Taulant Balla: Unë i qëndroj bashkë me drejtorin e përgjithshëm të gjitha angazhimeve publike që kemi marrë dhe të jeni të sigurt që policia e shtetit e bën detyrën e saj 24 orë çdo ditë edhe ndaj këtij angazhimi për ti shkuar në fund çdo çështje sikurse psh pjesë e analizës sonë sot me DVP Korçë do jenë edhe ngjarje të vjetra në Korçë ende të pazbuluara.

Edhe këtë çështje do e diskutojmë gjatë mbledhjes së sotme.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re