Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit ka shkarkuar Enkelejd Alibeajn nga posti i kreut të Grupit Parlamentar të PD.

 

Këshilli Kombëtar që do të dalë sot pas votimit në Kuvend do të zgjedhë kreun e ri të grupit.

 

“Në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike, për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të PD, me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i partisë për zgjedhjen dhe caktimin së bashku me nënkryetarët edhe të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike”, tha deputeti Belind Këlliçi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re