Kanë nisur zgjedhjet për kryetar dege të Partisë Demokratike në Roskovec.

 

Përzgjedhja është mes dy kandidatëve, Emels Xhaxhaj dhe Kevin Cjapi. I deleguari i PD, deputeti Luan Baçi, shprehet se ka interesim për të votuar, madje pjesmarrës janë edhe ata që dikur kanë qënë skeptik. Sipas tij, këto zgjedhje nuk kanë pse të kontestohen, pasi janë të gjithë pranuara dhe zhvillohen nga vetë demokratët.

 

“Këto zgjedhje janë të gjithë pranuara pasi zhvillohet nga vet demokratët. Do të jemi më të fortë më të hapur më të bashkuar ashtu sikurse ka qene slogani i PD , përtej propagandës dhe nxirjes që bëjnë disa individë që vazhdojnë akoma të dëmtojnë PD siç është ai që e quan vetën kryetar i komanduar. Do t’i ftoja të ishin në Roskovec sot për të parë realitetin, që ka një pjesëmarrje të lartë dhe faktet flasin vet. Do t’i ftoja të ishin pjesë e garës dhe jo të nxijnë realitetin nëpër media sepse ashtu si dështuan me kuvendin e tyre të famshëm që u ulën 5004 delegatë në 1940 karrige , kështu po dështojnë çdo ditë me propagandën dhe shpifjet e tyre. I referohem zotit Alibeaj dhe atyre 3-4 që janë rreth tij “, tha Baçi

 

Referuar zotit Alibeaj, Baci ështe shprehur se ai dhe grupi i vogël që e mbështet po dështojnë cdo ditë me prapagandën dhe shpifjet e tyre, madje sipas tij po demton dhe përçan Partinë Demokratike.

 

Roskoveci është dega e tretë që zgjedh kryetarin e ri të degës, ndërsa është shtyrë procesi për Lushnjen dhe pritet zgjedhja e kreut të ri në Patos dhe Divjakë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re