Grupimi për PD-në pritet që të shpallë nesër dy kandidatët për kreun e partisë. Sic mësohet nga Fax News Dy emrat që do të propozohen nga grupimi për PD janë ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi dhe ish-anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi.

Grupi për PD-në kërkuan që data për shpalljen e kandidaturave për kryetar të partisë të shtyhej me dy javë të tjera në mënyrë që të kishin kohë të mjaftueshme për të shpallur kandidaturat, por nëse nuk merret një vendim i tillë, atëherë do të shpallin kandidaturat që nesër.

Të shtunën përfundon afati për të gjithë kandidatët që synojnë të jenë pjesë e garës për kreun e Partisë Demokratike. Të dielën pritet një mbledhje e kryesisë ndërsa zgjedhjet brenda partisë mbahen më 13 qershor.

Ndërkohë që kryetari aktual i partisë Demorkatike, Lulzim Basha akoma nuk ka depozituar formalisht kandidaturën e tij në zgjedhjet brenda demokratëve.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re