Jeremy Hunt i ka bërë thirrje rivalit të lidershipit të konservatorëve, Boris Johnson të mos bëhet “frikacak” dhe të dalë para kamerave që të ballafaqohet me të.

Hunt tha se nuk ishte “i interesuar” për jetën e tij private, por ai duhet të “ngjitet” dhe të debatojë me të në televizion.

Ndërkohë, Z. Johnson ka paralajmëruar se Britania e Madhe do të përballet me një “shpërthim demokratik” nëse nuk largohet nga BE deri më 31 tetor.

Por z. Hunt e sfidoi atë për të zbuluar nëse do të thërriste zgjedhje të përgjithshme apo nëse deputetët do të refuzonin që Mbretëria e Bashkuar të largohej pa një marrëveshje në atë datë.

Pasi kryeministrja Theresa May nuk arriti të marrë marrëveshjen mbi Brexit përmes parlamentit, data e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE është shtyrë për më 31 tetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re