Nikki Haley, ish-ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, po përgatitet t’i japë fund fushatës së saj për nominimin e Partisë Republikane, pas rezultateve zhgënjyese të Super të Martës.

CNN raporton se në orët në vijim pritet që Nikki Haley të njoftojë largimin nga gara.

Haley ishte rivalja e vetme e ish-presidentit Donald Trump në fushatën paraprake presidenciale republikane.

Përgjatë zgjedhjeve paraprake republikane të “Super të Martës”, Haley fitoi vetëm 43 nga delegatët republikanë ndërsa Trump fitoi 764.

Duket se ky rezultat ka bërë që ajo të tërhiqet nga gara./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re