Autoritetet saudite hapën sot një vendkalim kufitar në kufi me Katarin, një hap i ndërmarrë si pjesë e zbatimit të një marrëveshje me të cilën të dy vendet së fundmi i dhanë fund një krize gati 4-vjeçare të Gjirit.

Media saudite publikoi pamjet e hapjes së vendkalimit kufitar Selva dhe hyrjen e qytetarëve të Katarit në Arabinë Saudite.

“Ne po vijmë në atdheun tonë të dytë. Ne jemi gjithashtu të lumtur për të parë që ju në Arabinë Saudite jeni gjithashtu të lumtur për kthimin tonë, “tha një nga qytetarët e Katarit.

Ai shkoi nga Katari në Arabinë Saudite me makinën e tij dhe shprehu kënaqësinë me sjelljen e rojeve kufitare të cilët përshëndetën udhëtarët me lule.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë të gjitha lidhjet në qershor 2017 dhe bllokuan kufijtë e Katarit, të cilin ata e akuzuan për mbështetjen e terrorizmit. Katari i ka mohuar akuzat.

Me ndërmjetësimin e Kuvajtit, udhëheqësit e Arabisë Saudite dhe Katarit arritën një marrëveshje më 4 janar për hapjen e kufijve dhe përfundimin e krizës tre e gjysmëvjeçare.

Watch: The first vehicle coming from #Qatar enters #SaudiArabia after the two countries reopened the Salwa border. https://t.co/hwpfRaj2o1 pic.twitter.com/0fu1gCxHVI

— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) January 9, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re