Skip to content

Rivendosja e paqes/ Blinken pritet të takohet me presidentin palestinez

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas dhe Sekretari i Shtetit të SHBA, Antony Blinken pritet të zhvillojnë një takim mes tyre. Takimi i parashikuar do të mbahet të premten, si një tentativë e SHBA për të ‘shuar’ luftën e përgjakshme mes Izraelit dhe Palestinës.

 

 

Abbas është presidenti i Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor, i cili humbi kontrollin e Gazës nga rivali i tij Hamas në 2007.

 

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se takimi do të pasojë bisedimet midis Abbasit dhe mbretit Abdullah II të Jordanisë në Aman.

 

Më herët, Blinken u tha gazetarëve se do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ndërsa diskutimet për një korridor humanitar për të lejuar civilët të largohen nga Gaza nëpërmjet Egjiptit janë në vazhdim.