Qeveria ka njoftuar për disa ndryshime në ligjin “për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.
Sipas këtij ndryshimi, pritet shtyrja për rivlerësim deri në datën 31 dhjetor 2020.
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.90/2019, “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME”
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në paragrafin e parë, të nenit 1, fjalët “… deri në datën 30 shtator 2020 …” zëvendësohen me “… deri në datën 31 dhjetor 2020 …”.
Neni 2
Në nenin 5, fjalët “… dhe i shtrin efektet deri në datën 30 shtator 2020 …” zëvendësohen me “… dhe i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2020 …”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
/shqip
