Një spital baptist bombardohet në Gaza dhe mbi 500 vetë humbasin jetën, ku ndër to edhe fëmijë. Në një shkollë fëmijët shkruajnë emrat e tyre mbi trup dhe të nesërmen po kjo shkollë bombardohet dhe shkatërrohet. Me qindra fëmijë nuk kursehen dhe humbasin jetën e tyre të njomë pa shijuar dot diçka nga kjo botë. Katili nuk kursen as kishat, ku Kisha e Krishterë e Shën Porfirit goditet barbarisht dhe vriten e plagosen edhe të krishterët.

Të gjithë ekspertët përdorin rregullisht termin hakmarrje joproporcionale, gjë që tregon shumë për këtë luftë të pazakontë. Termi hakmarrje joproporcionale është një tregues,  që Izraeli e ka marrë seriozisht shkatërrimin e Gazës dhe jetët civile tashmë janë kthyer në numra. Megjithëse Hamasi ka dhënë sinjalet e tij duke liruar dy pengje Izraeli ka vazhduar të bombardojë rregullisht. Numrat e të vrarëve të pafafajshëm në javën e tretë të këtij konflikti e kanë kaluar shifrën 5,000, ku janë gati gjysma e tyre fëmijë.

Shumë shtete i kanë bërë tashmë thirrje Izraelit të pushojë zjarrin e të lejojë karvanet humanitare të OKB-së. Ndihmat e OKB-së ashtu si dhe rezolutat e saj janë lënë në pritje pa një zgjidhje konkrete. Palestina po vuan nën goditjet me artileri të rëndë dhe pret që ndihma e ndërkombëtarëve t’ju jepet para se vendi të shkatërrohet përfundimisht. Përsëri izraelitët bombarduan një shkollë dhe vdiqën fëmijë të pafajshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re