Aktori dhe regjizori i njohur Robert de Niro ka marrë një vendim drastik.

Ai nuk ka lejuar Donald Trump që të frekuentojë restorantet e tij japoneze të hapura në të gjithë Amerikën.

Në një intervistë në Daily Mail, themeluesi i rrjetit të restoranteve Nobu ku konsumohet ushqim japonez tha se “nëse Trump do të hynte ndonjëherë në lokalet e mija, do të shoqërohet menjëherë te porta e daljes. U kam dhënë urdhër imediat krerëve të sigurisë”.

Por urrejtja e tij për Trump nuk mbaron këtu: “Nuk më intereson çfarë i pëlqen, nëse do ta shoh në një lokal ku ndodhem unë, do të largohesha menjëherë”, shton de Niro.

Kurse bashkëthemeluesi tjetër i restoranteve, Nobu Matsuhisa, prezent gjatë intervistës tha se ëndrra e tij ishte që t’i shikonte në një tavolinë Trump dhe De Niron dhe t’u përgatiste një sushi cilësor. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re