Aktori i njohur, artisti i merituar dhe “Nderi i Kombit” Robert Ndrenika nuk mund ta fshehë trishtimin për humbjen e regjisorit Muharrem Fejzo.

Ndrenika tregoi për “News 24” se e ka njohur Fejzon që fëmijë dhe se e kishte zili teksa luante në teatër. Ai e kujton me respekt punën me regjisorin e mirënjohur.

“E njoha Fejzon që kur isha fëmijë. E shihja të luante në teatër dhe e kisha zili.

Me Fejzon kam qenë te filmi ‘Kapedani’. Kujtoj me respekt punën me Muharrem Fejzon. Punova me Fejzon edhe te ‘Fije që priten’.

Humbja e Fejzos, humbje për artin. I shpreh ngushëllime familjarëve të Fejzos!”, deklaroi ndër të tjera Ndrenika.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re