Roja Bregdetare e Turqisë ka shpëtuar të paktën 52 migrantë të parregullt në brigjet e provincës së Izmirit, pasi varkat e tyre prej gome u kthyen në ujërat turke të Egjeut nga Roja Bregdetare Greke.

Komanda e Rojës Bregdetare tha se u lajmërua se një grup migrantësh të parregullt ndodheshin në varka në rrethet Dikili, Seferihisar, Foca dhe Çesme dhe menjëherë dërguan njësi në zonë.

Të gjithë migrantët u shpëtuan dhe u tërhoqën në breg, pas së cilës u dërguan në shërbimet provinciale të migracionit.

Turqia është një nga rrugët kryesore për migrantët dhe azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë, veçanërisht pas luftës civile siriane që filloi në vitin 2011.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re