Roja bregdetare e Türkiye-s ka shpëtuar 122 migrantë të parregullt në brigjet e Marmarisit dhe Datça-s, afër qytetit të Muğla-s, pasi gomonet e tyre u kthyen në ujërat turke të Egjeut nga roja bregdetare e Greqisë.

Komanda e rojës bregdetare njoftoi se morën një lajmërim se një grup migrantësh të parregullt ndodheshin në gomone pranë bregut dhe menjëherë dërguan njësitet në atë zonë.

Pranë bregut të Datça-s, 94 migrantë u shpëtuan dhe u nxorën në breg, pas së cilës u dërguan në shërbimet provinciale të migracionit.

Përveç kësaj, 28 migrantë të parregullt u shpëtuan në brigjet e Marmarisit.

Türkiye është një nga rrugët kryesore për migrantët dhe azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë, veçanërisht pas luftës civile siriane që filloi në vitin 2011.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re