Roja bregdetare turke sot ka shpëtuar 32 azilkërkues në Detin Egje pasi u shtynë nga autoritetet bregdetare greke në ujërat territoriale turke.

“Ata u shpëtuan nga gomonet e Rojës bregdetare turke në brigjet e rrethit Cesme në provincën perëndimore të Izmirit”, thuhet në një deklaratë të Rojes bregdetare.

Pas kontrolleve rutinore, ata u dërguan tek autoriteti provincial i migrimit.

Turqia ka dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë për shtyrjen e azilkërkuesve, duke thënë se shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar me rrezikimin e jetës së migrantëve të pambrojtur, përfshirë gra dhe fëmijë.

Turqia ka qenë një pikë e rëndësishme transiti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.