Skip to content

Roja i rezervuarit pa makinën e të rinjve që u fundos, Erioni dhe Dorina u nxorrën të pajetë nga RENEA

  • 17/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Dy të rinj janë gjetur të pajetë në rezervuarin e Çekrezës, në periferi të Tiranës.

 

Sipas policisë, mjeti me të cilin po udhëtonin një vajzë dhe një djalë, dyshohet se ka dalë nga rruga dhe për pasojë është fundosur në ujë.

 

Burimet bënë të ditur se dy viktimat janë identifikuar si Erion Muça, 22 vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj 20 vjeçe.

 

Fillimisht mjeti i fundosur është parë nga roja i rezervuarit, i cili menjëherë ka njoftuar policinë.

 

Pas disa orë kërkimesh, trupat e viktimave u nxorën nga polumbarët e RENEA-s.

 

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të jetë aksidentale.

 

Automjeti besohet se po lëvizte me shpejtësi buze rezervuarit, në kushtet e errësirës dhe shoferi mund të ketë humbur kontrollin, duke rënë në ujë.

 

Por përgjigjja përfundimtare pritet pasi të bëhet ekspertiza e gjurmëve të makinës, si dhe autopsia  e trupave në mjekësinë ligjore.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë