I shkarkuar nga Lulzim Basha nga kreu i degës së PD në Gjirokastër, si mbështetës i Komisionit të Rithemelimit, Dasho Aliko, shprehet se mbështetësit e Bashës kanë thyer dyert e selisë.
Sipas tij, ky veprim është kryer nga drejtuesi politik për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, pasi ky i fundit kishte zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave vendore të PD në Gjirokastër takim ky i organizuar në ambientet e brendshme të selisë së demokratëve në Gjirokastër.
‘Ne jemi një pjesë e grupit themeltor të PD-së. Pasi ne ishim në disa takime sot, me një pjesë të grupit të punës, u njoftuam nga disa qytetar që një grup njerëzish kishin ardhur dhe duke goditur me shqelma dyert. Ne u bëjmë thirrje të vijnë tek shumica, i presim dhe ato të vijnë tek ne. të heqin dorë nga vandalitetet. Ato janë pjesa e jonë, duhet të respektojnë anëtarësinë e tyre, se e kanë votuar Bejkon, se ka pronë të babait. Ju jeni dëshmitarë se si në mënyrë barbare janë thyer çelësat e dyerve.
Sot jemi në riorganizimin e PD-së. Jemi munduar edhe me zotin Bejko. Ata të kthehen tek shumica, tek anëtarësia. Kryetarët e PDSH-së do të ndërrohen gjithmonë, por për ne primare është PDSH. Nëse Basha e quan veten të fuqishëm të futet në zgjedhje dhe aty të shohë nëse e duan dhe jo të na thotë neve llum. Basha i ka marrë PD-së sa si ka marrë askush tjetër. Turp të kenë të gjithë ato që kanë vënë dorën në selinë e PD-së’- tha Aliko.