Roland Bejko u godit nga vëllai i ish kryetarit të komunës Bërxull

r.jpeg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mëngjesin e sotëm ende pa nisur protesta, mbështetësit e Sali Berishës u përplasën dhe u konfliktuan verbalisht e fizikisht me Sekretarin për Pushtetin Vendor, në PD, Roland Bejko.

Një nga personat që rrahu Roland Bejkon sot është vëllai i ish-kryetarit të Komunës Bërxull, Ymer Marku, bën me dije portali Hashtag.al.

Enver Marku personi i rrethuar në foto është vëllai ish-kryetarit të Komunës Bërxull me ndarjet e vjetra administrative.

Roland Bejko tentoi të futej sot në selinë blu por mbështetësit e Berishën e dhunuan, shtynë e larguan atë nga PD-ja.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë