Nga: Alban Gorishti

“Njeriut i duhet religjioni që është politikë dhe politika që është etikë,  Religjioni konsideronte se do të jetë aq më religjion sa më shumë ta mohojë politikën dhe forcën.. kurse socializmi e konsideronte detyrën e vet më të madhe të na mbushë mendjen se dhuna është rruga e vetme.. ndërkaq lëmosha mashtrim. “E socializmi” ynë duhet të jetë edhe religjion.” ,kështu do të shprehej Alija izetbegoviç  në Ilami midis lindjes dhe perëndimit .

Thotë Zoti  në Kuran  : Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. “ Maide 2 .  Kështu Muhamedi alejhi selam iu tha atyre njerëzve ,të cilët u urdhëruan në një udhëtim nga prijësi i asaj ekspedite të hidheshin në zjarr por ata refuzuan dhe kur  iu tregua ajo ngjarje Muhamedit alejhi selam ai alejhi selam u përgjigj : Nëse do të kishin hyrë në të nuk do të kishin dalë kurrë prej tij , vërtet bindja është vetëm në gjëra të mira ,pozitive dhe jo në gjëra të këqia , negative ” .  Shumë kush prej studiuesve përsërit ngjarjen e femrës qe i bëri oponencë halifit Omer(rreth çështjes së mehrit), si argument për opozitarizmin popullor ndaj qeverisë si edhe për lirinë e mendimit dhe s’përmendin një ngjarje të rëndësishme dhe përcaktuese në kohën e Omerit, kur sahabet u ndanë në dy grupe, grupi i Omer ibni El-Hatabit dhe Bilal ibni ebi Rabah dhe grupi i tij përkrahës . Debati u ndez aq shumë midis halifes dhe opozitarëve, të cilët me forcën e tyre opozitariste bënë që Omeri të thoshte : o Allah më ndihmo ndaj Bilalit dhe shokëve të tij si të dëshirosh” . Mendimi i Omerit fitoi pasi e para  ai i shikonte politikat e shtetit me sy të një prijësi të vendosur në misionin e tij  por po  ashtu prej gjërave që e bënë të triumfonte në këtë  debat ,duhet thënë konstruktiv për efektet e tij tek halifja,  ishte edhe fakti se  pas  pak kohe Bilali ndërroi jetë dhe kështu ky diskutim në maxhorancën e tij  u shua  , ndërsa faktet historike s’të lënë të kuptosh ekzistencën e ndonjë arsyeje tjetër për triumfin e mendimt të Umerit  vetëm se për shkak të zërave më të shumtë në favor të mendimit të tij . Kjo ngjarje skalit fuqishëm një dimension politik thelbësor që, bindja ndaj qeveritarit nuk është absolute, por në të mirat e pranueshme prej shoqerisë. Gjithashtu vendimet e dala prej qeverisë mund të rishikohen dhe t’u bëhet oponencë, sepse në Islam cështjet zgjidhen me konsultë. Fjalët e çdokujt shqyrtohen nën dritën  sheriatike të gjykimit  , kjo pasi e drejta dhe e sakta nuk janë dimensione të një personi të vetëm  apo të një institucioni . Ibën Tejmije thotë: “…prej padrejtësive më të mëdha ndaj ndokujt është të vlerësuarit e fjalëve tij se janë gabim, para shqyrtimit të mundësisë së përmirësimit dhe rregullimit të asaj që ka thënë…” El-Fetava-31/114 . Por si mundet diçka të përmirësohet nëse nuk has në oponencë dhe kritikë konstruktive . Kjo ka të bëjë thelbësisht me esencën e atij që të këshillon pasi  sikurse kanë thënë më herët: “Nëse i miri vjen me një të keqe, atëherë vijnë të mirat me një mijë ndërmjetësues.” . Ndaj gjithsesi potencialet e dikujt nuk janë absolut por ato ngrihen afër perfeksionit në momentin që bashkohen shumësitë e një pjese dhe zërat e një “tingulli” sado periferik të jetë .

 Fikret Karçiç pati shkruar tek libri i tij :   Mëkëmbja Islame në Ballkan ishte në të vërtetë pjesë e një ndryshimi shoqëror më të gjerë që ndodhi në vendet ish komuniste pas viteve 1989-1990 . Në të gjitha këto vende modeli marksist i modernizimit nuk pati sukses . Shembja e ideologjisë marksiste dhe shekullarizmit agresivisht pjesë përbërëse e ndryshimit që solli mëkëmbjen e fesë . Në rastin e muslimanëve të Jugosllavisë dhe të Bullgarisë ishte ky edhe mossukses i konceptit të “kombit sundues” (serbëve, bullgarëve) që detyrimisht përfshinte një shkallë margjinalizimi të muslimanëve . Në ato raste mëkëmbja e identitetit kulturor musliman ishte reagimi musliman ndaj kërcënimit të të drejtave dhe interesave të tyre jetike . Përpjekja komuniste që në Bosnje të krijonte kombin musliman pa Islam përplasja Bullgare që pomakët ti kthente në fenë e “stërgjyshëve” dhe në kombin ortodoks bullgar nuk pati sukses  . Edhe boshnjakët edhe pomakët në fund e kuptuan se pa Islam nuk mundet ta ruanin identitetin e tyre”. Muslimanët e Ballkanit .

Këtë pjesë shkrimi të shkëputur prej Karçiçit dua ta perifrazoj me një shembull : Nëse një njeri shikon një gur në tokë në një formë të përshtatshme për t’u ulur, dhe gjen proporcionet e tij dhe modelin e të njëjtit lloj, atëherë ai do të arrijë të dijë se kjo është bërë prej një krijuesi dhe se ai e ka bërë atë, dhe e ka vendosur atë atje. Por, kur ai nuk shikon asgjë në të, e cila do të mund ta bënte atë të përshtatshme për t’u ulur, atëherë atij i bëhet e sigurt se ekzistenca e tij, në këtë vend, ishte vetëm rastësisht, pa të qenit të tij i modeluar prej ndonjë bërësi. Kështu pra themi se muslimanët nuk kanë  nevojë për asnjë identitet tjetër përpos atij Islam ,thjesht duhet të ndërgjegjësohen se ata janë   autokton më tepër sesa legjendat me “bajloz dhe statuja antike me plis në kokë “ . Ata duhet ta ritheksojnë identitetin e tyre përkatës duke njohur rënjët e tij por edhe mënyrat sesi ky identitet u spastrua me dhunë nga faktorët dhe aktorët e ndryshëm  përgjatë historisë  . Por ky identitet kërkon përplasjet e veta ,kërkon oponencën e duhur në të kundërtën do të bëhemi ashtu sikurse ata prej të cilëve pretendojmë se rrjedhim  si vendallinj ,ilirëve, pra popull me identitet të zhdukur  . Kjo pasi armiqësitë e ndryshme nuk kanë për ti lejuar kurrë muslimanët të vet identifikohen ndërsa ky i fundit duhet të jetë një proces i domosdoshëm . Nganjëherë që të arrihet kjo u bëhet thirrje koncepteve morale dhe vetëperceptimit etik që janë të gdhendur në fitreh(natyrshmëri) .Kjo do të thotë se gjithë sjelljet tona etike mbështeten mbi përfaqësimet e dhëna nga përvoja e brendshme . Ato përfaqësime të përvojës të cilat pasqyrojnë gjithashtu qënien tonë të vërtetë janë punë e një aftësie të  brendshme të cilën e quajmë “ndërgjegje” .Kjo mbështetet në funksionimin e zemrës si aftësi ndihmëse. Allahu thotë në Kuran  : Me të vërtetë në këtë Kuran gjendet udhërrëfimi për cilindo që ka zemër ose që dëgjon dhe përjeton me zell   (shehid,dëshmon pra) “ Kaf . Ndaj nëse duam që të faktorizohemi si komunitet duhet të forcojmë medoemos identitetin tonë si muslimanë Shqiptarë ,Boshnjak ,Kosovar etj ,ndërsa  identiteti nuk ka për tu forcuar kurrë nëse ne i pranojmë indulgjencat ekonomike nga çdo i pushtetëshëm që na kalon para ,pra pa oponencë konstruktive nuk ka zhvillim identitar .

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re