(Kampi El Hawl si cak përfundimtar i padëshiruar )

Nga: Alban Gorishti

Ditëve të fundit është rihapur përsëri debati rreth personave që kanë shkuar në Siri të cilët për hir të së vërtetës janë pasojë e një radikalizimi me bosht ekstrem fetar . Po ashtu nëpërmjet disa të njohurve u informova  se ekziston mundësia e riaktivizimit të disa celulave të cilat propagandojnë ekstremizmin fetar, viktima të të cilave po bëhen njerëz të rinj në moshë ,me problematika kulturore por mbi të gjitha me formim të cekët intelektiv.Kjo pasi është e pamundur që një peron i cili mbart dije dhe botëkuptim të mirfilltë fetar të ekstremizohet lehtë duke rënë pre e letraxhinjëve të fjalës të cilët nuk kanë relacion të mirfilltë me dijen apo konceptet që kjo e fundit sendërton brenda karakterit individual të një besimtari musliman .

Para se ta shtjelloj temën nisem nga një premisë . Në fakt kur fjala Islam përdoret ne tekstet perëndimore si të studiuesve dhe jo, nënkupton dar el islam, si entitet politik dhe jo si fe në vetvete. Pasi në të kundërtën shumica e një popullsie mundet të jetë muslimane por nuk quhet dar el islam. Dhe ky koncept është fondamental nëse duam të bëjmë një ndarje të mirfilltë  të koncepteve dhe tradicionalizmave  fetar apo jo .

Gjithsecili nga ne besoj se ka vënë re një apo disa fenomene tepër shqetësuese për sa i përket zhvillimit të natyrshëm të intelektit të  rinisë tonë .Besoj se të gjithë i kemi parë lagjet e stërmbushura me të rinj dhe të reja të cilët si zhdergjen në argëtime nga më të ndryshmet  deri në orë të vona duke u bërë shpesh edhe problem për mbarë komunitetin . Po ashtu në lagje apo qytete më periferike shihen të tjerë të rinj që shesin apo konsumojnë lëndë narkotike të pashqetësuar as nga ndonjë burrë autoritar i lagjes por as nga autoriteti familjar apo shtetëror .Po ashtu shqetësues është edhe sinjalizimi që kemi për nxitjen në disa zona të veçanta periferike të radikalizimit të disa të rinjve me mendime ekstremiste fetare . Gjithsesi i solla këto dy fenomene jo për ti bashkuar shkaqet e tyre por për të bashkuar rezultatet e zbehjes së edukimit të mirfilltë fetar në këto masa të shoqërisë tonë .Kështu pra si rrugët e mbushura me të rinj të  indoktrinuar nga politikat jo shtetërore të hashashit dhe pasurimit të lehte po ashtu edhe propaganda radikale e disa demagogëve fetar ,zhvillohen në kushte larg ndikimit të mirfilltë fetar dhe brumosjes intelektuale që ky ndikim shfaq tek ata që e përthithin atë me maturi dhe vetperceptim. Kështu pra edukimi Islam ka aftësi të mjaftueshme të shërojë shpirtrat e atyre të rinjve të vrerosur nga neglizhenca e shoqërisë ndaj tyre por edhe të atyre fetarëve që indoktrinohen nga propagandat me element të theksuar ekstremist.

Njerëzit e rëndomte zakonisht kanë njëfare prirje për të urrejtur nëe pjesë të madhe të së vërtetës .Kur njeriu largohet nga e vërteta, ai e motivon veten me të pavërteta dhe kështu gënjeshtrat e njëpasnjëshme e çojnën popullin deri në kolaps. Kur ata shohin se nuk kanë rrugëdalje, skenojnë grindje dhe problematika . Një popull për të qenë i shëndoshë, pikë së pari duhet të tentojë të ngrihet sa më tepër në arsim. Sado e vogël të jenë pengesat në arsimim, në një të ardhme bëhet shkaktare e rebelimeve dhe dëmtimit të shoqërisë. Ateistët nuk duhet të pengojnë ndjenjat e teistëve nga populli i vet, shkollat tona duhet të kenë lëndën e fesë për ata që dëshirojnë . Arsimimi është “i shenjtë” ai të mundëson të dallosh midis keqdashësit dhe dashamirit ,midis të mençurit dhe budallait .

Por kujdes vëllezër dhe motra pasi të parët kanë thënë (Ebu Zura): “Nuk guxon t’u japi fetva njerëzve letraxhiu (pra ai që është tepër letrar, thjesht orator dhe pak akademik) ” El Fekihu uel Mutefekih (2/97). Ndaj ai që e njeh fenë nuk duhet të turulloset nga fjalët e bukura por të kthjellohet nga intelektualizmi i mirfilltë i atij që predikon . Sa më funksional të jetë mendimi islam, aq më funksional do të jetë edhe muslimani, sepse fuqia ndërlidhëse ndërmjet këtyre dy komponentëve është shumë e madhe dhe e pandashme.

Njeriu ka një ambi­cie ose forcë e pashterur e cila bën që njeriu të marrë masat për të realizuar medoemos atë që e ngacmon. Duke qenë se njeriu në vete bart ngacmimet e elementit të materies si dhe të shpirtit, ai vazhdimisht është në luftë me vetveten.Mendja e njeriut në parim konsiderohet si pjesë e së mirës dhe ajo kurrë nuk i paraprinë të keqes. Por, ngacmimet e vazhdueshme të epshit dhe pasioneve ndikojnë negativisht në të. Njeriu, lëvizjet i ka të paformësuara, ai duket sikur vazhdimisht është në kërkim të përsosmërisë. Ndaj mosha më delikate ,ajo e rinisë adoleshencës ,duhet shoqëruar vazhdimisht me politika të qarta dhe me edukatorë të mirfilltë ,kuptohet nëse nesër duam të ndërtojmë dhe jo të shkatërojmë . Ndaj ne si fetar duhet medoemos të përhapim intelektualizmin e mirfilltë fetar kudo që të jemi ,nëpër lagje , në rrugë ,nëpër tubime etj ,vetëm kështu mundet të mënjanojmë të keqen e radikalizimit apo ekstremizimit të rinisë në cilindo aspekt qoftë ky ekstremizim. Nëse rinia nuk aftësohet të kuptojë dëmin dhe dobinë si tek vetja por edhe tek tjetri atëherë nesër do ta ketë shumë të lehtë të përfshihet në aktivitete të ndryshme jo të ligjshme,ndërsa përcaktimi i dëmit dhe dobisë mundet të arrihet vetëm nëpërmjet kulturës fetare dhe dijes që është domain i pandashëm i saj.Duhet thënë se postkomunizmi në Shqipëri ,por jo vetëm ai, solli misionarë nga të gjitha anët e botës, sepse mendonin se Shqipëria ishte terren i përshtatshëm për përhapjen e propagandës fetare ,por bashkë me të mirin hyri edhe ai që nuk donte realisht mbushjen e zemrave të zbrazura nga komunizmi me dritën e besimit të vërtetë por vetëm plotësimin e axhendave “imperialiste”. Ndaj edhe një pjesë e rinisë u ekstremizuan ,u larguan nga dija dhe larguan të tjerë nga feja.Le t’i ofrojmë popullit një program me themele të shëndosha fetare derisa ai të identifikojë veten dhe kur të arrijë këtë vetperceptim ka për të qënë e pamudur të radikalizohet ekstremisht. Ta njohim botën me karakteristikat tona të veçanta, kurse ne le të njihemi me vizionet e popullit, cilado qofshin ato ,vetëm nëse i njohim ato mundet ti korigjojmë apo plotësojmë ato . Funksionalizimi i mendimit islam mund t’i japë mendimit teknologjik, ekonomik dhe politik ndërkombëtar shpirtin human dhe të mbulojë zbrazëtirën që ekziston në natyrën e tyre.  Duhet thënë se ekstremizmi e lufton dijen dhe intelektin kjo pasi këto të fundit janë pengesa të vazhdueshme në rrugën e radikalizimit të mendjes njerëzore . Për ta kuptuar më qartë këtë që sapo thamë përmendim ekstreizmin serb në Bosnje dhe dhunën radikale që ky ekstremizëm prodhoi ,por prej objekteve fillestare që brigadat e gjeneralit Mlladiç goditi ishte koleksioni prej 1.2 milion librash në djegjen e biblotekës kombëtare por edhe rrëzimi i vazhdueshëm ,nën flakën e artilerisë serbe ,i muzeve ,koleksioneve ,biblotekave ,institucioneve kulturore  të rëndësishme të Sarajevës ,Mostarit etj. Ngjashëm bëri edhe Isisi në Siri dhe Irak ,i cili rënoi e prishi shumë artifakte dhe gjurmë të vjetra civilizimesh si dhe dogji dhe përndoqi çdo lloj oponence akademike që hasi nën slloganet tekfiriste , ekstremiste. Kështu pra shikojmë që edhe pse dy gjeografi dhe etni të ndryshme ato bashkohen në mendim kur vjen puna e pengimit të asaj që mundet tua rrezikojë realisht  themelet e tyre ekstremiste,intelektualizmit kulturor. Kjo pasi ata e kanë kuptuar që identitetin e një populli e forcon vetëm dija dhe intelektualizmi doktrinor i cili nuk mashtrohet kollaj nga slloganet boshe të propagandave me dhunë,sharje dhe përbuzje të tjetrit. Ndërsa ata të cilët “udhëtojnë” drejt radikalizimit dhe prishjes së rendit në tokë apo shkeljes së shenjtërisë së vendeve apo njerëzve i ballafaqojmë me  hadithin ku Ebu Shurejh tregon se, kur Amër ibnu Saidi po çonte forcat e tij në Mekë për të luftuar Abdullah ibnu Zubejrin, ai i ka thënë Amrit: O prijës! Më lejo të të rrëfej se çfarë ka thënë Profeti alejhi selam një ditë pas çlirimit të Mekës. Tha fjalë të cilën ma dëgjuan veshët, ma ndjeu zemra dhe e pashë me sytë e mi kur tha. Profeti alejhi selam lavdëroi dhe falenderoi Allahun e Madhëruar dhe pastaj tha: “Padyshim që Mekën e bëri të shenjtë Allahu dhe nuk e bënë të shenjtë njerëzit. Prandaj nuk i lejohet askujt, i cili beson Allahun dhe Ditën e Fundme, që atje të derdhë gjak dhe të presë pemët e saj. E në qoftë se ndokush diskuton se kjo gjë është e lejueshme ngaqë i Dërguari i Allahut alejhi selam luftoi atje(vetëm në një pjesë të vogël të ditës), i thoni atij se Allahu ia lejoi të Dërguarit të Tij, por kurrë nuk ua lejoi juve.” Më pas Profeti alejhi selam shtoi: “Në të vërtetë, Allahu më lejoi mua vetëm pak orë, ndërsa sot asaj i është kthyer shenjtëria që ka pasur, si vlera e shenjtërisë së saj dje. Është detyrë për të pranishmit që t’ua përcjellin këtë mesazh atyre që nuk janë këtu. Dikush e pyeti Ebu Shurejhin: Cili ishte reagimi i tij ndaj teje? O Ebu Shurejh, unë e di më mirë se ty – tha ai. Haremi nuk mund të strehojë një njeri të pabindur, ose që është i arratisur me gjak apo që është arratisur si tradhtar.”Transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi. Një prej njerëzve që e dëgjuan fjalimin e Profetit alejhi selam ishte Ebu Shurejh, kështu që ai me urdhër të Profetit alejhi selam shkoi tek Amri për t’ia përcjellur mesazhin e Profetit alejhi selam. Mirëpo Amri me mëndjemadhësi e përgënjeshtroi lajmin e Ebu Shurjehit duke i thënë: Unë e di më mirë se ty, sepse Meka nuk mund të strehojë një njeri të pabindur, kishte për qëllim Abdulla ibnu Zubejrin. Ky pretendim i Amrit ishte krejtësisht i pabazë, sepse ai po shkonte të luftonte një njeri që ishte shumë herë më i mirë se ai dhe që e meritonte që të ishte ai prijësi i besimtarëve. Më vonë,  kur prijës u bë Abdul Melik El Meruan, e emëroi Amrin gurvenator të Damaskut. Mirëpo Amri vodhi nga pasuria e muslimanëve dhe e tradhtoi Abdul Melikun. Abdul Meliku do ta rrethonte Damaskun dhe  do ta kapte Amrin, më pas e vrau dhe e shkatërroi ushtrinë e tij.

Ndaj në këtë hadith kuptojmë se për asgjë në botë nuk lejohet të preket shenjtëria e gjërave apo njerëzve të pafaj dhe kuptojmë po ashtu rolin e dijes ,intelektualizmit të Ebu Shurejhut në parandalimin e  radikalizimit  i cili i përcolli dijen e tij Amrit ndërsa ky i fundit ndoqi egon e tij dhe kurrsesi argumentin dhe dijen e Ebu Shurejhut.Por po ashtu brenda këtij tregimi na bëhet i qartë  dëmi dhe dënimi që pësojnë herët a vonë ata që prekin shenjtëritë si dhe përfundimi i hidhët dhunës së pajustifikuar.Profeti në një hadith na pati treguar se nderi dhe gjaku i besimtarit është më i shenjtë tek Allahu sesa vet Qabja, ndaj nëse në Qabe nuk lejohet kurrsesi të shkaktohet dëm atëhere gjaku dhe nderi i besimtarit janë më përparsore për t’u ruajtur.Ekstremizmi dhe radikalizmi janë rrugë pa krye ,ndaj el Haëli është cak i  hidhët për të gjithë ata që i reken ideve ekstremiste të paballafaquara me tekstet dhe me teologët e mirfilltë Islam.Realitetin e trishtë të këtij caku “fatkeq” e kupton më mirë akoma kur kupton se shumica e atyre që strehen aty janë gratë dhe fëmijët e atyre që mbartën mendimet e rrezikshme ekstremiste. Ndaj është detyrë për intelektualët e vërtetë Islam të shtrijnë ndikimin e tyre në çdo qelizë të shoqërisë tonë ,duke mos lënë të margjinalizuar asnjë prej grupeve apo individëve . الضرروالضرارمبثوتمنعه –Dëmi dhe i dëmtuari duhen larguar pasi kjo është një kërkesë sheriatike thotë një rregull juridik ,ndërsa ekstremizmat e çdo lloji janë prej dëmeve më të mëdha që mundet ti shkaktohen shoqërisë tonë.

Mos harroni ekstremizëm më i madh është moskonsultimi midis muslimanëve por veprimi nëpërmjet epshit apo llogjikës personale ,ky është në këndvështrimin tim radikalizimi më i madh që mundet të ndodhë në një shoqëri islame ,pas kësaj pasojnë padyshim paligjshmëri sheriatike të mëdha . Ndërsa Hasan El-basriu thotë: “Nuk ka njerëz që konsultohen, e të mos udhëzohen në të drejtën e çështjes së tyre.”

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re