Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka folur për finalen mes Romës dhe Feynord e vlefshme për Konference League e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.

Gjatë intervistës për “Fax News”, Cana theksoi se si një ish-lojtar i Lazios e ka të pamundur për të bu bërë tifoz i Romës, por theksoi se shqiptarët kanë një arsye më shumë për të mbështetur italianët pasi aty aktivizohet Marash Kumbulla.

“Tirana si kryeqytet dhe ne si vend para pak kohe ishte e paimagjinueshme për ne. Shpresoj që Tirana ti sjellë fat këtij kompeticioni të ri. Është një superndeshje me dy skuadra të mëdha dhe për herë të parë vendi ynë është pritës i një eventi kaq shumë të rëndësishëm dhe jam shumë i sigurt që do të bëjmë më të mirën dhe nga ana e organizimit do të jetë një event i jashtëzakonshëm.

Pyetje: Ne e dimë që Cana është “Lacial”, duke qenë se në finale është Roma për cilën do të bëni tifo? Roma-Lazio janë kundërshtar historik përballë tyre…
“Unë e kam thënë edhe më parë që e kam të pamundur që të jem tifoz i Romës. Gjithsesi sic e kam thënë le të fitojë më i miri dhe nëse e meriton Roma do ia dorëzoj trofeun me gjithë qejf. Plus ne kemi edhe Marash Kumbullën edhe tek Roma dhe do të ishte një arsye më tepër që të gëzoheshim edhe për të”

Pyetje: E meriton kumbulla të jetë titullar?
“Kumbulla e meriton patjetër…”

Pyetje: Mourinho do të mendojë që ta vendosë në 11-shen e parë duke parë që Kumbulla luan në vendin e tij?
“Sot në darkë do shkoj ti mbush mendjen Jose Mourinhos që ta fushë titullar Kumbullën”

Pyetje: Miku special i Mourinhos në Shqipëri, a jeni juve?
“Jo, nuk jam unë. Unë jam fans i madh i Mourinhos si trajner dhe si person. Për ne është një kënaqësi e madhe të kemi një trajner që ka fituar aq shumë dhe që dëshiron që të fitojë këtë trofe”, u shpreh Cana.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re