Skip to content

Roma ndëshkon Facebook-un me më shumë se një milion dollarë

facebook promo ap 1 1

Qeveria italiane ka dënuar Facebook-un  me 1.13 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave private nga më shumë se 200.000 shtetas italianë.

Agjencia e Privatizimit e Qeverisë tha se 57 italianë u regjistruan në Facebook duke përdorur këtë aplikacion “Thisisyoudigitallife”, gjë që rezultoi që aplikacioni të arrihej nga rreth 215,000 qytetarë italianë.

Facebook reagoi duke thënë se ishte përqendruar në mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve të tij dhe se do të shqyrtojë vendimin e agjencisë italiane.

Siç raporton AP, i gjithë rasti është i lidhur me një skandal të vitit 2016 rreth ish-kompanisë konsulente Cambridge Analytica.

Në vitin 2016, agjencia e privatësisë e qeverisë britanike tha se kompania po përdorte në mënyrë të paligjshme të dhënat e Facebook për të ndihmuar fushatën e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA, kujton AP.