Gjysmëfinalja midis Romës dhe Liverpulit prodhoi sërish gola, ashtu si në përplasjen e parë, ama buzëqeshja në fund qe për anglezët, që kthehen pas 11 vitesh në një finale të Champiosn League-s.

Mbështetur nga një tifozeri e zjarrtë që kishte mbushur “Olimpico”-n, Roma fitoi me përmbysje 4-2; një rezultat i pamjaftueshëm për të shkuar në finale pas humbjes 5-2 të një jave më parë.

Sadio Mane pati një paraqitje mjaft të mirë, dhe e kaloi Liverpulin në avantazh që në minutën e 9-të, me një kundërsulm të shpejtë. Barazimi erdhi shpejt, me një autogol të çuditshëm të Milner-it. Wijnaldum-i i dha edhe njëherë avantazhin Liverpulit në pjesën e parë.

Dzeko dhe dy herë Nainggolan shënuan në pjesën e dytë, por goli i katërt erdhi atëherë kur nuk kishte kohë më, në minutën e 94-t, përmes një 11-metërshi.

Finalja mes Realit të Madridit dhe Liverpulit do të luhet më 26 maj në Kiev. Skuadra spanjolle është fituese e dy sezoneve të fundit të Champions League-s, kurse ajo angleze e ka fituar trofeun për herë të fundit në finalen e famshme të Stambollit në 2005-n.          

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re