Aktivistët e ndryshimeve klimatike kanë nxirë ujin në shatërvanin e famshëm të stilit barok në këmbët e Shkallëve Spanjolle në Romë, në një protestë që ata thonë se tregon për një skenar të “fundit të botës”.

Tre aktivistë nga organizata e ndryshimeve klimatike, “Gjenerata e Fundit”, derdhën një lëng të gazuar me bazë perimesh në shatërvanin historik të shekullit të 17-të përpara se të përcilleshin nga policia.

Shatërvani në formë varke është projektuar nga skulptori i famshëm italian Pietro Bernini.

Sipas një historie popullore, ai u frymëzua nga zbulimi i një varke në shesh në vitin 1598, pasi ajo u përmbyt nga lumi Tiber, sipas aktivistëve, siç raporton AFP.

“Kthimi i ujit në të zezë lë të kuptohet për skenarin e fundit të botës, drejt të cilit po ecim gjithnjë e më shpejt – thatësira alternohet me përmbytjet shkatërruese, të cilat do t’i japin fund jetës në Tokë, së bashku me valët e të nxehtit”, thuhet në deklaratë.

“Brezi i Fundit” filloi të organizojë protesta paqësore, por përçarëse në Itali vitin e kaluar përpara zgjedhjeve të përgjithshme, duke u bërë thirrje politikanëve nga të gjitha partitë që ta bëjnë luftën kundër ndryshimit të klimës një prioritet. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re