Edhe shpresa e fundit e Romela Begaj dhe tifozëve shqiptar, që medalja e fituar në SHBA, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes ti rikthehej është djegur. Kjo pasi Romela ka dalë pozitive edhe në testin e dytë antidoping.

Romela Begaj u shpall nënkampione bote në peshën 69kg në botërorin e zhvilluar në Anheim, SHBA, ndërkohë ajo ia doli të fitonte medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 107 kg. por në testin antidoping ajo u shpall pozitive me substancën e stanazololit.

Pikërisht kjo do të shkaktonte një ”tërmet” në peshëngritjen shqiptare që solli dorëheqjen e presidentit të FSHP, Elez Gjoza dhe në prill pritet të zhvillohet Asambjela e Përgjithshme për të zgjedhur organet e reja drejtuese.

Ky ishte rezultati më i mirë në karrierë për Romela Begaj, e cila do të mungoj tashmë edhe në Kampionatin Europian dhe pret edhe dënimin që do të marrë ajo por edhe federate jonë, të cilët janë përsëritës./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re