Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi, është shprehur se Shqipëria dështoi të bënte zgjedhje të lira dhe demokratike në 14 maj.

Komentet Gurakuqi i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se dita e votimit ka qenë fasadë, pasi sipas tij ndërhyrjen për deformimin e votës janë bërë që dy muaj më herët.

Ai shtoi se gjatë ditës së votimit ka pasur prezencë të shtuar të punonjësve të administratës dhe patronazhistëve në qendrat e votimit dhe ka pasur mungesë të kontrolleve të policisë.

“Në Shkodër varfëria është ulur këmbëkryq. Kapja e sektorëve të ekonomisë nga krimi i organizuar është fatale për një vend.

Shqipëria dështoi në bërjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Mungoi vullneti politik. Sa më shumë vite të kalojnë, nëse kjo nuk korigjohet, ne nuk kemi për të zhvilluar zgjedhje të lira. Zgjedhjet në fasadën e ditës së votimit nuk ka ndodhur asgjë, por ne nuk dimë se çfarë ka ndodhur 2 muaj më parë. Ka pasur ndërhyrje dhe ka pasur mungesë kontrolli nga ana e policisë në qendrat zgjedhore.

Ditën e votimeve kanë ndodhur edhe spontime, domëthënë vëzhgime të punës së dy muajve më parë. Edhe policia nuk ishte e pranishme. Ne nuk po arrijmë dot të krijojmë atë që Kosova e ka krijuar. As nuk mendohet që të lobohet në forma primitive për të marrë votën. Thirrja e parë që bëjnë liderët politikë në Kosovë është të respektohen zgjedhjet e lira e të ndershme. Me mungesën e vullnetit politik në Shqipëri, blerja nuk do të ndalohet.

Ka një numër indikatorësh që kontrollojnë, lidhet edhe me një numër aktesh që ka ndodhur gjatë verës së kaluar në Shqipëri, në targetimin e pilotuar të disa mediave. Shpesh herë gazetarët e mediave private nuk janë të lirë për të informuar publikun. Puna e gazetarit është nga më të vështirat. Ministrat dhe kryeministrat në vendet perëndimore vihen në vështirësi kur përballen me gazetarët”, është shprehur Gurakuqi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re