Dhjetëra protestues te komunitetit rom u mblodhën para gjykatës së Selanikut, duke protestuar për plagosjen e një të riu 16-vjeçar nga policia.

 

Ata hodhën sende të forta ndaj forcave të policisë duke plagosur 10 prej tyre.

 

Përplasjet erdhën pasi adoleshenti, pjesë e komunitetit rom, u qëllua me me armë nga forcat e rendit, gjatë ndjekjes që iu bë pasi ishte larguar nga një pikë karburanti pa bërë pagesën prej 20 eurosh.

 

Protestuesit hodhën parulla dhe ndezën edhe zjarre në shenjë revolte. Ndërkohë efektivët e policisë u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve ndërsa arrestuan dy prej tyre.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re