Aktori Romir Zalla bëri jo pak ironi, me argumentet e dhënë nga Erion Veliaj për tërheqjen e “Fusha shpk” nga ndërtimi i teatrit kombëtar. Zalla tha se, rrotativa e skenës, që është element i rëndësishëm, nëse teatri do të kushtonte 30 milionë euro ajo do të kushtonte një milion euro. Në studion e “Tempora”, Zalla i quajti absurditete fjalët e Veliajt, lidhur me shembjen e teatrit kombëtar në 100-vjetorin e Tiranës si kryeqytet.

Romir Zalla: Realisht, ka momente kur unë shprehem për këto që dëgjoj. Më duket vetja në një situatë shumë absurde. Ka gjetur këtë sebep. Rrotativa është një elemet i skenës, por sot i kanë zgjidhur me pistona. E kanë propozuar dhe shumë mirë që e kanë propozuar. Nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme.

Te 30 milionshi i teatrit ajo mund të kushtonte dhe 1 milion më shumë. Ai sa herë hap gojën thotë absurditete. Në 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet, ai përmend prishjen e një monumenti kult, që është 80 vjeç. Ky është absurdi më i madh. Aty vetëm fshihen gjëra, aty përmenden dy muaj negociata që askush nuk ka informacion.

Po ta kapësh fjalë për fjalë mund të gjesh absurditete që askush nuk di gjë, por i di vetëma i. Një njeri që nuk ka lidhje fare me këtë punë, merr përsipër të japi zgjidhje për gjëra që nuk i ka kërkuar askush. Kjo është mënyra se si funksionojnë gjërat nga ky grupim njerëzish që i kemi mbi kurriz. Kjo si ajo loja me tre kupa ku fshihet një gjë. Ta bën me dorë dhe ta fut me dorën tjetër këtu posht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re