Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje me Al Nassr një jave greve dhe tensionesh.

Portugezi kishte ndaluar aktivitetin në shenjë proteste ndaj fondit PIF për shkak të pabarazisë së investimeve mes klubeve saudite.

Megjithatë, raportimet e fundit tregojnë se lëvizja e tij kishte arsye shumë më të thella. Ronaldo u bë zëri i punonjësve të thjeshtë të klubit, duke kërkuar shlyerjen e pagave të tyre të prapambetura.

Gjithashtu, ai siguroi rikthimin e kompetencave për dy drejtuesit portugezë, Jose Semedo dhe Simao Coutinho.

Ndonëse u rikthye, ai nuk do të luajë në Champions League-n aziatike këtë të mërkurë për arsye dokumentacioni.

Rikthimi i tij në fushë do të ndodhë të shtunën në ndeshjen kundër Al Fateh.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë doli fitues në këtë përplasje me drejtuesit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re