Ronaldo kthehet në shtëpi zyrtarisht. “Fenomeni” bleu 90% të Cruzeiro , klubi që e bëri atë të njohur për publikun e gjerë në vitin 1993.

Së bashku me sipërmarrës të tjerë, ish-sulmuesi brazilian synon të shlyejë borxhet e klubit, por edhe të forcojë skuadrën në funksion të sezonit të ri.

Nënshkrimi i dokumenteve të ndërrimit të pronësisë u bë më 8 prill, por njoftimi zyrtar erdhi ditën e sotme.

“Ne do të vazhdojmë fokusohemi tek projektet afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Do të fokusohemi në disa fronte dhe e dimë se na pret një punë e vështirë, por tani kemi besimin se do ta bëjmë Cruzeiro-n të funksionojë dhe të japë rezultate. Jam i nderuar që do të drejtojë procesin e rindërtimit të klubit,”tha Ronaldo duke shtuar:- Dua t’u them tifozëve se nuk do të ndalemi derisa të zbatojmë gjerësisht një model etik dhe efikas të menaxhimit që çon në suksesin sportiv”.

Ronaldo tashmë zotëron Real Valladolid në Spanjë dhe ka një pakicë aksionesh në Fort Lauderdale Strikers në SHBA

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re