Futbolli njeh dy Ronaldo, këtë aktualin, që ende po mahnit botën me klasin e tij, yllin portugez të Juventusit; por më herët ka bërë të njëjtën gjë edhe “Fenomeni”.

Me siguri, të gjithëve iu kujtohet Ronaldo Luís Nazário de Lima, sulmuesi i paparsëritshëm i kombëtares së Brazilit, kampion bote me të, që ka luajtur në nivel klubesh edhe me Barcelonën, Real Madridin, Interin, Milanin.

Sot, ai mbush 43 vjeç, ndaj mediat më të rëndësishme të globit e kanë nënvizuar në mënyra të ndryshme këtë fakt.

Ne po ju kujtojmë vlerësimet që kanë bërë yje të tjerë për “Fenomenin”, i cili lindi më 18 shtator 1976 në Rio de Janeiro të Brazilit.

Lionel Messi: “Ronaldo ishte heroi (idhulli) im. Ai ishte sulmuesi më i mirë, që kam parë ndonjëherë”.

Zlatan Ibrahimovic: “Ronaldo është më i madhi. Nuk ishte askush si ai”.

Zinedine Zidane: “Pa hezitim, Ronaldo është lojtari më i mire, me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Ai kishte një marrëdhënie unike me topin. Është numri një”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re