Mbrëmja e sotme ka qenë një mbrëmje mjaft e veçantë për portugezin Kristiano Ronaldo duke qenë se në Dubai është vlerësuar me dy çmime prestigjioze. Ai është shpallur nga “Dubai Globe Soccer Awards” si futbollisti më i mirë në i vitit 2018 si edhe ka fituar çmimin për golin më të bukur të shënuar në vitin që lamë pas.

Në konkurrencën për futbollistin më të mirë, Ronaldo ka arritur të mposhtë Mbapen dhe Grizmanin, ku të dy futbollistët arritën të fitonin Botërorin me Francën. Ndërkohë, për golin më të bukur është përzgjedhur pikërisht goli që Kristiano Ronaldo shënonte me fanellën e Real Madridit ndaj Juventusit, skuadër me të cilën aktualisht Ronaldo luan. Në një prononcim për këto çmime të marra, Ronaldo është shprehur i lumtur dhe shprehet se synon për të tjerë trofe.

“Për mua është një nder për të marrë këto trofe dhe falënderoj ato që mi dhanë, por mbi të gjitha, falënderoj familjen time, të dashurën time, djalin tim që është këtu dhe Jorge Mendes e stafin e tij. ishte një vit i vështirë, ku kam fituar shumë trofe, kam fituar Ligën e Kampionëve, por ishte një vit i mrekullueshëm.

Jam i lumtur që fitova një tjetër trofe, por siç thashë shpresoj të fitoj shumë trofe me Juventusin. Jam i lumtur, por jam një person që i pëlqej sfidat dhe jeta ime e re është Juventusi dhe dua të fitoj sa më shumë që të jetë e mundur me këtë klub”, tha mes të tjerash Ronaldo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re