Dorëheqja e beftë e Zinedine Zidane nga stoli i Realit të Madridit, ditë pas triumfit të tretë radhazi në Champions, ka lënë pa gojë shumëkënd në botën e futbollit, e padyshim tek klubi mbretëror.

Jo mirë dhe me emocion e ka pritur këtë largim Cristiano Ronaldo, emblema madrilene, i cili ka postuar në instagram një foto tërë gazmend mes tij dhe francezit, shoqëruar me dedikimin: “Ndihem krenar që luajta për ju. Faleminderit shumë maestro”.

Si një arsye për të lënë Realin, Zidan tha se thjesht mendonte se ishte koha për t’u larguar e lënë ekipin ndaj një stili të ri drejtimi.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re