Punëtorët çmontuan të mërkurën një statujë të presidentit amerikan Theodore Roosevelt që qëndronte përpara Muzeut të Historisë Natyrore në Nju Jork.

Statuja, e zbuluar në vitin 1940, përshkruan Roosevelt-in mbi kalë me një indian dhe një afrikano-amerikan që qëndrojnë pranë tij. Kritikët e kanë quajtur atë një simbol të kolonializmit dhe racizmit.

Zyra e Kulturës e qytetit mori një vendim vitin e kaluar për ta hequr atë për t’u zhvendosur në Bibliotekën Presidenciale të Roosevelt në Medora, Dakota e Veriut, raportoi New York Times.

Muzeu tha në faqen e tij të internetit se ishte krenar që ishte i lidhur me familjen Roosevelt, por se për momentin statuja “përçon një mesazh të një hierarkie racore që muzeu dhe publiku e kanë konsideruar prej kohësh shqetësuese”.

Roosevelt ishte president nga 1901 deri në 1909. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re