Skip to content

Roskovec/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten në fshatin Kuman (EMRAT)

640 0 screenshot 2026 03 24 152911 1774362563

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kurjan të Fierit, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Sipas të dhënave të para, ai ka përdorur një armë gjahu dhe gjithçka ka ndodhur brenda banesës së tyre.

Informacionet e para bëjnë me dije se çifti ishin rreth të 80-va dhe është arritur identifikimi i tyre.

Çifti i bashkëshortëve janë identifikuar si Shefit Rrapaj dhe Dashuri Rrapaj.

Arsyet e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.