Vijon në Roskovec shembja e 32 objekteve në qendër të qytetit. Aksioni është ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, per t’i hapur rrugë projektit “rilindja urbane”. Sipas planit të IKMT do të prishen objekte të madhësive të ndryshme, një dhe dy katëshe, kryesisht me funksione biznesi. Aksioni po zhvillohet nën vëzhgimin e forcave të rendit për të parandaluar çdo kundërshtim nga pronarët e ndërtesave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re