Lorenc Shehu do të jetë përkohësisht shefi i qarkullimit Rrugor të Policisë së Tiranës, duke zëvendësuar kështu, Roven Zekën, i cili u arrestua disa dite me pare per korrupsion.
Lorenc Shehu
Lorenc Shehu deri tani ka mbajtur postin e shefit të sektorit të trafik rrugor në DPPSH, ndërsa më parë ka mbajtur edhe postin e shefi i forcave RENEA.
Roven Zeka u vu në pranga me urdhër të SPAK, së bashku me Sokol Navakub.
Ata akuzohen nga SPAK për veprën penale të korrupsionit, ndërsa burime bëjnë me dije se ata kanë mohuar akuzat dhe gjetjet e prokurorisë të bëra prezentë në këtë fazë të hetimit.
Mësohet se Roven Zeka është shprehur para GJKKO se ai është një oficer karriere në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa oficerit Sokol Novaku nuk i janë pranuar argumentet për një masë më të butë sigurie për shkak të rrethanave familjare.
Dy shefat e Rrugores kanë deklaruar se ata kanë zbatuar procedurën standarde duke referuar materialet në prokurori për drejtuesen e aksidentit. Ata kanë mohuar dijeninë apo përfshirjen e tyre në veprimet dhe mos veprimet e oficerit Edison Tabaku.