Këngëtarja Rozana Radi shpeshherë ka treguar nëpërmjet
rrjeteve sociale mungesën që ndjen për prindërit e saj e veçanërishttë babain e
saj Ferdinand Radin.

“Mos e lini këtë dorë të shkojë. Nuk do të ketë asnjë dorë
tjetër në jetë si ajo e babait. Nuk ka, jo nuk ka”, shkruhet në foton e
publikuar.

Më tej ajo e shoqëron postimin me të tjera fjalë, duke
treguar mungesën e madhe që ndjen për të atin që nuk e ka pranë:

“Sa vite u bënë sot që s’je më? Po më duken më shumë se
shumë! #ferdinantradi #daddy #missyou #mylife”.

Kujtojmë që Ferdinand Radi është ndarë nga jeta 16 vite më
parë në vitin 2004.

Fillimet e veta Radi i ka në sportin e futbollit, ku nga
viti 1958 deri në vitin 1962 luajti me ekipin e parë të Dinamos, derisa mbaroi
shkollën e mesme, por që në një moment iu desh të zgjidhte midis sportit dhe
artit.

Vendosi për këtë të fundit.

Kulmet artistike në film, aktori i pati si Zani nga “I treti”, kapter Mevlani nga “Historiani dhe kameleonët”, ku u nderua me kupën e Festivalit të IX, Sejmeni tek “Balada e Kurbinit”, arixhiu nga “Vdekja e kalit” si dhe roli i fundit i Mishariut në filmin “Nata”.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re