Skip to content

Rozana Radi publikon videon: Djali i hyn në dyqan dhe i vjedh lekët, më pas i kërkon të holla për bukë

 

Rozana Radi ka publikuar në faqen e saj në Instagram një video ku duket qartë një djal (rom) i cili futet avash dhe pa bërë zhurmë në dyqanin e saj të veshjeve.

Këngëtarja nuk gjendej aty, vetëm shitësja e cila ndodhej në anën tjetër të dyqanit, ndoshta me ndonjë klient.

Djali hyn me hapa të ngadaltë dhe merr lekët te sirtari.

I bën bashkë dhe i fut nën bluzë që të mos dallohet. Pastaj ai e kuptoj që shitësja po afrohet dhe sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Shitësja: Çfarë kërkon?

Djali: Më jep ndonjë lekë për bukë.

Shitësja: Nuk kam, dil jashtë se s’më lejohet, kam kamera këtu.

Dhe në fund të videos shihet djali që del jashtë. “Të gjithë duart lart! ( Këto që vodhi i ka pas me i prish te Folie, kurse 1 mijë lekshin e ka dash për bukë)”, shkruan këngëtarja krahas videos në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🆁🅾🆉🅰🅽🅰 🆁🅰🅳🅸 🥀 (@rozana_radi) on